Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Bernabeu” po zbrazet

Tifozët e Real Madridit kanë filluar të bojkotojnë stadiumin “Santiago Bernabeu”, pas rezultateve të dobëta të ekipit të tyre të zemrës.

Në ndeshjen e fundit ndaj Real Sociedadit, në tribuna ishin vetëm 53.412 tifozë dhe kjo është hera e tretë në këtë sezon për madrilenët, me një shifër kaq të ulët tifozësh të pranishëm në stadium.

Me një numër kaq të vogël tifozësh, madrilenët ishin përballë edhe në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos, përderisa në 11 ndeshjet e tjera të pranishëm kanë qenë mbi 60 mijë tifozë.

Stadiumi i Real Madridit, ka kapacitet prej 81 mijë ulëseve.