Ekipi ishte në formë të shkëlqyer para ndeshjeve të përfaqësueseve. Por, ka rënë menjëherë që prej rikthimit.
Real Madridi ka përjetuar rezultate të papritura në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, ka shkruar “Marca” të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkenari negativ nisi me humbjen nga Mallorca, më pas nga Bayern Munichu në Champions, dhe të premten u konfirmua me barazimin 1:1 me Gironan.
Në Spanjë e vlerësojnë si sezon të mbyllur për Real Madridin në La Liga, ndonëse barazimi i fundit u përcoll me shumë debate. Pati disa momente diskutabile.
Pasi La Liga duket thuajse mision i pamundur për madrilenët, sezoni mund të përfundojë në mesjavën e ardhshme. Real Madridi e luan ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi u mposht 2:1 nga Bayern Munichu.
Tifozët e Real Madridit të pakënaqur me rezultatet e fundit, kanë kërkuar ndryshime të shumta në skuadër.