Klubi i Bundesligës gjermane, Augsburgu, ka njoftuar të premten se e ka anuluar ndeshjen miqësore me klubin nga Katari, Al-Duhail, pasi është kritikuar nga tifozët.
Augsburgu është dashur të luante me Al-Duhailin në kampin stërvitor në Austri të dielën, por tani e ka anuluar dhe do të ballafaqohet me Schalken.
Tifozët e Augsburgut kanë ndikim të madh në klub. Ata kanë protestuar kundër miqësores për shkak të shqetësimeve për të drejtat e njeriut në Katar.
Ata e mbështesin edhe bojkotin e Botërorit që mbahet në Katar në muajin nëntor dhe dhjetor.
Artikuj të ngjashëm