Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Barcelonës do të protestojnë të hënën

barcelona, la liga, sport, futboll, 17 prill

Disa tifozë të Barcelonës pritet të mblidhen afër stadiumit “Camp Nou” para ndeshjes së La Ligas spanjolle të hënën. Ata mblidhen për të protestuar rreth biletave të shumta të marra nga tifozët e Eintarcht Frankfurtit në Ligën e Evropës javën e kaluar, ka shkruar të dielën “Associated Press”.

Vetëm 5 mijë bileta u janë shitur zyrtarisht tifozëve vizitorë, por rreth 30 mijë tifozë gjermanë ia dolën që të hynin në stadiumin “Camp Nou” për ta përkrahur klubin nga Frankfurti.

Frankfurti në fund arriti të avancojë në gjymsëfinale të garës së dytë më të rëndësishme për klube në Evropë.

Tifogrupi i Barcelonës “Nostra Ensenya” ka thënë në një komunikatë të dielën se tifozët lokalë janë ndier të fyer. Ata kanë akuzuar zyrtarët e klubit.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë pas ndeshjes se ajo çfarë ka ndodhur ka qenë e turpshme.

Klubi ka thënë se do ta hetojë rastin se si kaq shumë gjermanë kanë arritur të blinin bileta në sektorët e rezervuar për tifozët e Barcelonës.

Edhe Barça fiton me dy golat e Koundes Futboll 7 muaj më parë Barça fiton me dy golat e Koundes

Është thënë se disa anëtarë të klubit i kanë rishitur biletat.

Tifozët e Eintrachtit mbushën rrugët përreth stadiumit “Camp Nou” para ndeshjes dhe kanë festuar me lojtarët pas fitores 3:2, që ua siguroi kalimin në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm, 4:3.

Barcelona, e dyta në elitën e futbollit të Spanjës, luan kundër Cadizit të hënën, skuadër që rrezikon rënien nga liga.