Lojtarët e Eintracht Frankfurtit janë ende në fushë duke festuar fitoren e madhe ndaj Barcelonës.
Sipas faqes zyrtare të UEFA-s, në stadiumin "Camp Nou" janë prej 20 mijë deri në 25 mijë tifozë të Eintrachtit që nuk po lodhen duke festuar fitoren ndaj Barçës dhe kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Me këtë fitore, të enjten mbrëma, Frankfurti kaloi në gjysmëfinale të garës.
Filip Kostiq realizoi në minutën e katërt nga penalltia të cilën e shkaktoi qendërmbrojtësi Eric Garcia.
Rafael Borre në minutën e 36-të me supergol e dyfishoi epërsinë, ndërsa për 3:0, Kostiq realizoi sërish në minutën e 67-të.
Edhe
Barça fiton me dy golat e Koundes
Barcelona arriti ta ngushtojë epërsinë nëpërmjet supergolit të Sergio Busquetsit në minutën e parë të kohës shtesë.
Memphis Depay ndërkohë shënoi në minutën e 10-të të kohës shtesë nga penalltia, por ky gol nuk e shpëtoi Barçën nga eliminimi, pasi në ndeshjen e parë në Gjermani, skuadrat u ndanë baras, 1:1.