Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët brazilianë përplasen me policinë, ndërpritet Santos-Independiente

Sfida mes Santosit dhe Independientes, e vlefshme për fazën e 1/8 të Coppa Libertadores, u ndërpre në minutën 81-të për shkak të përplasjeve të dhunshme mes forcave të rendit dhe ultrasve brazilianë në stadiumin “Pacaembu” të San Paolos.

Shkak i këtyre ngjarjeve ishte vendimi i Conmebolit për t’ia dhënë fitoren 3-0 në tavolinë ekipit argjentinas në sfidën e vajtjes, pasi Santosi kishte aktivizuar futbollistin uruguaian Carlos Sanchez, i cili rezultonte i skualifikuar për një ngjarje që kishte ndodhur në vitin 2015, kur mbante veshur fanellën e River Plates, transmeton SS.

Në çerekfinale të kompeticionit shkon Independiente, ndërsa ekipi brazilian ka njoftuar që do të bëjë ankesë.