Ndeshja e “Copa Sudamericana” në Buenos Aires u ndërpre pas dhunës së madhe në tribuna mes tifozëve.
Incidenti ka qenë shumë i rëndë, ndërsa një tifoz është në rrezik për jetën pasi ka rënë nga një kat i stadiumit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUniversidad de Chile ka thënë se 19 tifozë të skuadrës janë në spital, pas ndeshjes kthyese të 1/8 së finales të mërkurën, ndaj skuadrës argjentinase Independiente.
Klubi shtoi po ashtu se 97 kilianë janë arrestuar, ndonëse mediat lokale kanë thënë se numri i të arrestuarve është mbi 300.
Dy tifozë janë qëlluar me thikë në “Estadio Libertadores de America”.
Ndeshja u ndërpre kur rezultati ishte 1:1.