Sulmuesi shqiptar Tician Tushi ka shkuar në kuotën e pesë golave në edicionin 2020/21.
Wili fitoi 2:0 ndaj skuadrës Lausanne Ouchy në kuadër të xhiros së 20-të në “Challenge League”, rangu i dytë i futbollit të Zvicrës.
Tushi realizoi fillimisht në minutën e parë të kohës shtesë, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutën e 67-të. Asistues në golin e dytë ishte Valon Fazliu. Tushi është futbollist i Baselit, i huazuar te skuadra e Wilit.
Te Wili titullar ishte edhe Bledian Krasniqi. Mërgim Brahimi u inkuadrua në minutën e 64-të, kurse Lavdim Zumberi hyri në lojë pesë minuta para fundit.
Te Lausanne Ouchy, titullar ishin Mergim Qarri e Mersim Asllani, ndërsa Alban Ajdini, Lavdrim Hajrulahu dhe Jozef Pukaj ishin në stol.