Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zumberi e Ajdini shënojnë nga dy gola

Lavdim Zumberi me skuadrën e Wilit dhe Alban Ajdini me Lausanne Ouchyn kanë shënuar nga dy gola në ndeshjen e fundit, por fitues ka dalë Wili në fund.

Wili fitoi në udhëtim te Lausanne me rezultatin 4:3, në kuadër të xhiros së 21-të të “Challenge League”, apo rangut të dytë të futbollit zviceran.

Mesfushori Zumberi e shënoi golin e parë të skuadrës së tij në minutën e tetë, dhe golin e fitores në minutën e 83-të. Ndërkohë, Ajdini shënoi nga penalltia një minutë para fundit të pjesës së parë, dhe për 4:3 realizoi në minutën e 70-të.

Wili prin në tabelë me 41 pikë, aq sa ka edhe Yverdoni në vendin e dytë. Lausanne Ouchy është i katërti me 34 pikë.

Artikuj të ngjashëm