Tician Tushi do të luajë për Wilin deri në fund të edicionit aktual.
Të enjten, skuadra e madhe zvicerane, Basel e ka huazuar futbollistin kosovar te Wili i kategorisë së dytë helvetike.
Huazimi është i vlefshëm deri në qershor të këtij viti, ka njoftuar faqja zyrtare e ligës zvicerane të futbollit.
Tushi 19-vjeçar, këtë edicion ka luajtur katër ndeshje për Baselin në Superligë.
Edicionin e kaluar i kishte shtatë paraqitje, ndërsa kishte debutuar në edicionin 2018/19 kur e luajti një ndeshje.
Sulmuesi është pjesë e U-20 të Zvicrës. Wili është i teti në kategorinë e dytë zvicerane.