Tician Tushi është në kërkim të një skuadre të re. Ai nuk do të mbetet edhe më gjatë pjesë e Baselit, raporton “Blick”.
Sulmuesi 21-vjeçar nuk ishte grumbulluar me Baselin në fazën përgatitore për stinorin pranveror të Superligës së Zvicrës.
Tushi me Baselin ka kontratë deri në fund të sezonit aktual. Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Baselin në Superligë.
Ai ka luajtur një ndeshje për Kupë ku edhe asistoi një herë.