Tician Tushi ka realizuar gol të bukur për t’i siguruar tri pikë Wilit. Të martën mbrëma në kuadër të xhiros së 18-të të kategorisë së dytë kroate, Wili fitoi 1:0 ndaj Xamaxit. Tushi shënoi gol me goditje nga zona, në minutën e 51-të. Tushi 19-vjeçar, më 14 janar është huazuar nga Baseli te Wili për të fituar përvojë.
Sulmuesi ka shënuar golin e parë, ndërsa i ka tri paraqitje. Tushi luan për U-20 të Zvicrës. Te Wili startoi edhe Bledian Krasniqi. U aktivizuan edhe Mergim Brahimi e Valon Fazliu. Endrit Morina luajti si zëvendësues te Xamaxi. Wili është i shtati me 22 pikë, ndërsa Xamaxi i nënti me 15 pikë.
Artikuj të ngjashëm