Sport

Thiem eliminon Gjokoviqin në gjysmëfinale të French Openit

Foto: Reuters

Austriaku, Dominic Thiem ka mposhtur Novak Gjokoviqin në gjysmëfinale të French Open.

Thiem shënoi fitore ndaj tenistit serb me rezultat 6-2 3-6 7-5 5-7 7-5, transmeton Koha.net.

Në finale Thiem do të luajë ndaj Rafael Nadalit, aftësinë e të cilit në terrene me dhe e di edhe ai.

“Nëse arrin në finale këtu atëherë e din se gjithmonë do të luash ndaj Nadalit. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme sezonin e kaluar dhe do të jap gjithçka që të jem më i mirë sivjet”, është shprehur Thiem, raporton Reuters.