Sport

Thiago Silva reagon ndaj akuzave të Messit

Akuzat e Lionel Messit, se “Copa America” është e korruptuar dhe se organizatorët kanë bërë gjithçka për ta shpallur fitues Brazilin, kanë bërë bujë të madhe por edhe ka ngjallur reagime të shumta.

Ndaj kësaj deklarate përveç trajnerit të Brazilit Tite, ka reaguar edhe qendërmbrojtësi Thiago Silva.

Silva: “Është e vështirë për ne, komentimi i gjërave të tilla. Megjithatë nganjëherë, kur kemi disfatë, ne futbollistët përpiqemi ta gjemë shkakun te njerëzit e tjerë. Nuk mendoj se ai ka dashur ta sulmojë Brazilin, por jemi të trishtuar. I kujtoj fitoren 6-1 të Barcelonë (rikthimi i ndeshjes së Barcelonës kundër PSG-së në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, 2016-17), kur ai i bëri presion arbitrit.”

“Ajo sjellje, sipas mendimit tim ishte qesharake. E pamë mirë këtë, por ne nuk dhamë ndonjë deklaratë se gjyqtari favorizoi hapur Barcelonës. Mendoj se ne duhet ta respektojmë historinë. Ne nuk i kemi pesë yje në fanellë në mënyrë të rastësishme. Asnjë prej tyre nuk është fituar përmes mashtrimit. Të gjithë me rezultate të mira të lojës në fushë”, ka shtuar Silva.

Lexoni edhe: Messi e quan Copa American të kurdisur