Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpresat e Brazilit për Botëror zbehen pas humbjes në Copa America

Rio de Janeiro, 11 korrik (AP) – Brazili i ka besuar mbrojtjes, madje më shumë se Neymarit, për ta mbrojtur titullin në Copa America. Ishte një lëvizje që dështoi.

Fitorja e Argjentinës 1:0 në “Maracana” të shtunën tregoi se aftësia e mbrojtjes së “Selecaos” nuk është aq e fort sa lojtarët dhe trajneri kanë thënë. Tani, trajneri Tite do të duhet të mendojë për disa alternative dhe kishte premtuar ta përdorë Kupën e Amerikës si test para Kupës së Botës në Katar.

Goli i vetëm i Argjentinës u shënua në minutën e 22-t pasi Rodrigo de Paul bëri pasim të gjatë për Angel di Marian. Ky i dyti shënoi në portën e Edersonit.

Brazili pësoi vetëm dy gola në këtë turne para finales. Por Di Maria e dinte se Lodi me shumë gjasë do të binte nga loja.

“Para lojës i kam thënë De Paulit se krahu i majtë bie në gjumë gjatë markimit”, tha sulmuesi argjentinas pas ndeshjes. Në atë pozitë më së shpeshti ka luajtur titullar Alex Sandro, i cili është duke u shëruar nga lëndimi.

Edhe Brazili dhe Argjentina duken sërish si pretendues të Botërorit Sport Brazili dhe Argjentina duken sërish si pretendues të Botërorit

Por nuk ishte vetëm Lodi që ka bërë gabime në mbrojtjen e Brazilit kundër Argjentinës. Veterani Thiago Silva dhe mesfushori Casemiro, dy prej lojtarëve më të rregullt në ekip, i dhanë disa mundësi shënimi Argjentinës në pjesën e dytë.

Silva e pranoi se Brazili ishte nën nivelin e duhur në ndeshjen që shënoi dështimin e parë të “Selecaos” në Kupën e Amerikës në tokën e vet. I fitoi të gjitha pesë edicionet tjera.

“Në minutat e para të ndeshjes nuk ishte ekipi i Brazilit që është zakonisht. Kur pranon gol në një ndeshje të tillë është vështirë të kthehesh”, theksoi ai. “Në pjesën e dytë ishim vetëm ne që dëshironim të luanim, ndërsa kundërshtarët mendonin vetëm për zvarritjen e ndeshjes. Por ne nuk mund të përdorim justifikime, nuk mundëm ta luanim lojën tonë në pjesën e parë”.

Selektori i Brazilit, Tite, e përgëzoi Argjentinën për titullin, por po ashtu ka thënë se humbja në shtëpi ka ardhur sepse Argjentina nuk dëshironte të jetë në rrjedhë të lojës.

“Ne donim të luanim por u pa shumë lojë kundër futbollit. Ndërhyrje të palejuara gjatë gjithë kohës, duheshin vite për ta rifilluar ndeshjen”, ka theksuar Tite. “Nuk kishte shpejtësi. Kjo ishte strategjia e tyre. Argjentina është shumë mirë e vendosur në mbrojtje, ka portier të shkëlqyer, kualitet në katër mbrojtës e me zëvendësime të mira. Ka merita”.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Danilo, dhe mesfushori Fred, të dy titullarë në “Maracana”, nuk kanë bërë gabime të rënda në finale, por as nuk e kanë përkrahur Brazilin në sulm. Neymari ishte i izoluar për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Edhe Destinacioni i njëjtë, por Brazili e Argjentina kanë qasje të ndryshme në Botëror Sport Destinacioni i njëjtë, por Brazili e Argjentina kanë qasje të ndryshme në Botëror

Brazili u përmirësua në pjesën e dytë, rrezikoi që ta pësonte edhe golin e dytë në kundërsulm pasi Fred u zëvendësua nga Roberto Firmino. Lucas Paqueta, lojtar më shumë kreativ, lëvizi në pozitën e Fredit. Kjo i dha Brazilit posedimin e topit, por jo shumë mundësi shënimi.

Messi u bllokua mirë për pjesën më të madhe të ballafaqimit. E vetmja mundësi i erdhi në minutën e 88-të, kur Brazili ishte në prag të dëshpërimit, por Edersoni e bllokoi gjuajtjen e tij.