Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Argjentina fiton titullin e 16-të të Kupës së Amerikës

Argjentina

Foto: AP

Argjentina ka fituar titullin e 16-të të Kupës së Amerikës, pasi në finale ka mposhtur Kolumbinë me rezultat minimal 1:0. 

Për ta mposhtur Kolumbinë u deshën 120 minuta pasi që koha e rregullt e lojës përfundoj pa gola. 

Lautaro Martinez shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën e 112-të. 

Goli i Lautaro Martinezit:

 

Edhe Messi shpreson që Di Maria të shënojë në finale Futboll Messi shpreson që Di Maria të shënojë në finale

 

Argjentina luajti pa Lionel Messin, që nga minuta e 66-të pasi ai u largua nga loja si pasojë e një lëndimi.

VIDEO:

 

 

 

Edhe Messi ndihmon Argjentinën të kalojë në finale të Kupës së Amerikës Futboll Messi ndihmon Argjentinën të kalojë në finale të Kupës së Amerikës

 

Angel Di Maria foli pas ndeshjes së tij të fundit për Argjentinën. 
"Ishte shkruar të ishte kështu. E kam ëndërruar, kam ëndërruar të tërhiqem në këtë mënyrë. Po ndihem shumë mirë. I jam përjetësisht mirënjohës këtij brezi që më bëri arrij kaq shumë. Argjentina është dashuria dhe vendi im. Faleminderit"
Ish-lojtari i shumë skuadrave të mëdha evropiane njoftoi se do të largohen nga kombëtarja e Argjentinës i përmbushur. Di Maria do ta luaj sezonin e fundit me Benficën dhe do të pensionohet futbolli.