Lionel Messi ka shënuar njëri nga dy golat e Argjentinës dhe ka ndihmuar ‘Albiçelestët’ të kualifikohen në finale të Kupës së Amerikës.
Të martën pas mesnate, Argjentina mposhti Kanadanë në gjysmëfinale me rezultat të njëjtë si në ndeshjen e grupeve 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJulian Alvarez në minutën e 22-të dhe Lionel Messi në të 51-n i siguruan fitoren Argjentinës. Për Messin, ishte goli i parë në garën e sivjetmë.
Në finale, Argjentina e pret fituesin mes Kolombisë ose Uruguait.
Argjentinasit po kërkojnë trofeun e 16-të të Kupës së Amerikës.