Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo, e ka përkrahur Lionel Messin për triumf në Kupën e Botës.
Messi shkëlqeu në gjysmëfinalen ndaj Kroacisë.
“Nuk e kemi Brazilin apo Neymarin dhe do ta përkrah Argjentinën. Nuk kam fjalë për ty Lionel Messi. E keni merituar të bëheni fitues i Botërorit më herët, por do të marrësh kurorën e artë këtë të dielë”, ka shkruar Rivaldo në Instagram të mërkurën.
“E meriton këtë titull si person dhe për futbollin e shkëlqyer që e ke luajtur. E heq kapelën dhe Zoti të bekoftë”, ka shkruar Rivaldo.