Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thaqi: Ua kemi mbyllur gojën kritikëve

Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit, Armend Thaqi, fitoi titullin e kampionit me Ballkanin, ndërsa pas ndeshjes ka thënë se një gjë e tillë nuk ka qenë e lehtë.

Ai ka shtuar se ua kanë mbyllur gojën kritikëve.

“Vitin e kaluar ka qenë titulli i parë për klubin dhe nuk kemi ditur shumë si të festojmë. Këtë vit e kemi treguar fuqinë tonë, ekipin tonë, e kemi treguar edhe në Evropë dhe mendoj se ky titull kampion ua mbyll gojën shumë kritikëve të cilët na kanë kritikuar gjithë sezonin. Lehtë është të kritikosh në tavolinë, por t’i zhvillosh 54 ndeshje në këtë ritëm mendoj se është diçka shumë e madhe. E kemi bërë një skuadër tash e disa vite bashkë dhe kjo tregon forcën që e kemi si ekip”, është shprehur Thaqi.

Ballkani u shpall kampion për herë të dytë radhazi.

Artikuj të ngjashëm