Sport

Thaqi: Kemi luftuar shumë për ta fituar titullin

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi ka thënë se kanë luftuar shumë për ta fituar titullin e kampionit.

Ballkani është duke festuar titullin në Suharekë. Është titulli i parë në histori të klubit, ndërsa kontribut të madh ka dhënë edhe mbrojtësi i krahut.

Thaqi të dielën për KOHËN ka folur edhe synimet që ka Ballkani në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe për sezonin e ri.

“Atmosferë e mirë e organizuar nga klubi. Më vjen mirë qe i kemi gëzuar tifozët dhe na bën të ndihemi mirë si futbollistë. Është titulli i parë edhe për mua edhe për Ballkanin. Është titull historik për të cilin kemi luftuar shumë. Kemi dhjetë ditë pushim, pastaj fillojmë fazën përgatitore. Shpresojmë të kemi fat për të bërë ndeshje më të mira. Nuk duam të jemi vetëm turist. Sezonin tjetër synojmë të mbrojmë titullin. Më vështirë është të fitosh sesa të mbrosh titullin”, ka thënë Thaqi.