Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, thotë se statistikat personale nuk kanë qenë më të mira se sezonin e kaluar. Por ai thekson se më i rëndësishëm për të është suksesi me Ballkanin.
Ballkani ka fituar titullin e parë në histori të klubit. Mbrojtësi i krahut pjesë e Ballkanit është që prej vitit 2020. 29-vjeçari ka luajtur në të kaluarën edhe për Gjilanin, Hajvalinë dhe KEK-un.
“Nëse bëjmë krahasimin me sezonin e kaluar, personalisht kam statistika më të dobëta. Por jam i lumtur që ia dolëm të shpallemi kampion. U kërkoj falje bashkëlojtarëve që ndonjëherë i kam lënë keq prapa, por më vjen mirë që i kam ndihmuar në fazën ofensive dhe që dolëm në fund kampion. Do të jetë një natë festive, natë e gjatë ku do të festojmë të gjithë së bashku”, ka thënë Thaqi.