Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thaqi: U vërejt mungesa e Kryeziut dhe Xhakës

Me shumë mungesa është dashur të ballafaqohet Malisheva në udhëtim te Drita dhe kjo sipas trajnerit të skuadrës, Arsim Thaqi, e ka penalizuar paksa skuadrën e tij.

Sidoqoftë, trajneri Thaqi e përgëzoi për fitoren homologun e tij, por shtoi se Drita fitoi falë gabimeve të lojtarëve të drejtuar nga ai.

“E kemi pasur përballë një ekip cilësor siç është Drita. E kemi ditur se do të jetë e vështirë. Po i bartim pasojat e mungesave të rëndësishme si Kryeziu e Xhaka, dy qendërmbrojtësit. Jo se u vërejt shumë mungesa e tyre në vijën e fundit pasi Drita fitoi falë gabimit tonë. Bëmë përpjekje, por na mungon edhe përvoja te disa lojtarë. Po të kishim përvojë do të mund të fitonim edhe një penallti”, u shpreh pas ndeshjes trajneri Thaqi.

Malisheva mbetet në vendin e shtatë në tabelë me 12 pikë në po aq ndeshje të zhvilluara.

Në javën tjetër e pret Llapin në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.