Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thaqi fajëson fushën për barazimin me Malishevën

Malisheva dhe Drita barazuan pa gola në duelin e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndërsa për paraqitjen në fushën e lojës, trajneri i Dritës, Arsim Thaqi, ka fajësuar fushën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

“Fusha ishte më e rënduar se që ishte më parë. Normalisht edhe ndeshjet kur luan me skuadra që luftojnë për ekzistencë, si sot me Malishevën, është e vështirë. Neve na duhet të punojmë në të ardhmen me më shumë vullnet, punë e karakter, në mënyrë që të arrijmë fitoret”, ka thënë Thaqi pas ndeshjes.