Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar ekipin përfaqësues në futboll për fitoren dramatike 4 me 3 në miqësoren ndaj Letonisë.
Kosova fitoi në çastet e fundit duke arritur të përmbysë rezultatin, edhe pse ishte tre herë në disavantazh.
“Mbrëmje madhështore në stadiumin “Adem Jashari”. Përfaqësuesja e Kosovës na dhuroi një lojë dhe spektakël të vërtetë, duke mos u dorëzuar asnjëherë. Fitorja kundër Letonisë dëshmon potencialin e Kosovës. Urime fitorja të gjithë qytetarëve të Kosovës. HTH”, ka shkruar ai në Facebook.