Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka uruar përfaqësuesen e Kosovës në basketboll për plasmanin në kualifikimet për Botërorin “Kina 2019”.
Kosova sonte shënoi fitoren historike ndaj Estonisë në Prishtinë me rezultat 75-69 për të siguruar plasmanin në kualifikueset për Botëror, transmeton Koha.net.
“Kosova, pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” në basketboll. Urime lojtarëve dhe stafit të përfaqësueses për këtë sukses historik”, ka shkruar Thaçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Fitorja e vitit – Kosova kundër Estonisë në basketboll
-
Thaçi uron përfaqësuesen: Fitorja ndaj Letonisë dëshmon potencialin e Kosovës
-
Përmbledhje e KTV-së për ndeshjen historike, Kosovë – Estoni
-
Mustafa: Kalimi i parakualifikimeve dëshmon potencialin e basketbollit tonë
-
Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!