Kryeministri i Kosovës në detyrë, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka uruar përfaqësuesen e Kosovës në basketboll për plasmanin në kualifikimet për Botërorin “Kina 2019”.
Ai thotë se kalimi i fazës parakualifikuese dëshmon potencialin e madh të Kosovës në basketboll, transmeton Koha.net. Ndërsa shton se pas xhudos tani edhe basketbolli po e ngrit emrin e Kosovës në majat e sportit botëror.
“Fitore fantastike e basketbollistëve të Kosovës përballë Estonisë së fortë. Kalimi i fazës parakualifikuese për Kupën e Botës 2019, dëshmon potencialin e madh të basketbollit tonë. Pas Xhudos dhe sporteve tjera, Basketbolli po e ngrit emrin e Kosovës në majat e sportit botëror. Urime”, ka shkruar Mustafa.
Kosova e mposhti sonte Estoninë me rezultat 75-69 për të siguruar plasmanin historik në ndeshjet kualifikuese për Botëror, duke eliminuar Maqedoninë në Grupin C.
-
Fitorja e vitit – Kosova kundër Estonisë në basketboll
-
Thaçi uron Kosovën për suksesin historik në basketboll
-
Kryetari i FBK-së është krenar me përfaqësuesen, me gjithë ndaljen në parakualifikime
-
Kosova vetëm një herë kaloi me sukses raund kualifikimesh – në vitin 2017
-
Kurti: Dardanët i dalin zot Kosovës