Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tetë stadiumet e Katarit për Kupën e Botës

Shorti për Kampionatin Botëror “Katari 2022” do të tërhiqet të premten në Doha. Katari është organizator i turneut të madh të futbollit, i cili do të mbahet në fund të këtij viti.

Ndeshja hapëse e Botërorit do të luhet më 21 nëntor, ndërsa finalja më 18 dhjetor.

Duelet e Botërorit “Katari 2022” do të zhvillohen në tetë stadiume moderne. Më poshtë paraqesim stadiumet të cilat do të mirëpresin ndeshjet e këtij turneu.

Lusail, “Lusail Iconic Stadium” (80.000 ulëse)

Stadiumi më i madh i Katarit do të presë finalen më 18 dhjetor, kurse mes ndeshjeve të tjera edhe gjysmëfinalen e parë të Botërorit. I ndërtuar në Lusail, një qytet i planifikuar për një popullsi prej 200.000 banorësh, stadiumi është i vendosur 15 kilometra në veri të Dohas qendrore. Ka plane që stadiumi të shndërrohet në një qendër komunitare pas Kupës së Botës, ku shumica e ulëseve të tij do të hiqen dhe do të dhurohen diku tjetër.

Edhe Nis çmontimi i stadiumit 974 Sport Nis çmontimi i stadiumit 974

Al Khor, “Al-Bayt Stadium” (60.000 ulëse)

Arena për ndeshjen hapëse të turneut, si dhe gjysmëfinalen e dytë është ndërtuar në formën e një tende beduinësh. Ka plane që niveli i sipërm të hiqet pas Botërorit. I ndodhur në bregun verilindor të Katarit, rreth 35 kilometra nga Doha, stadiumi është jashtë mundësive të sistemit të metrosë së kryeqytetit, duke e bërë atë një nga vendet më të vështira për të pasur qasje për mbështetësit.

Al Rayyan, “Education City Stadium” (40.000 ulëse)

I vendosur midis kampuseve universitare në Al Rayyan, në perëndim të Dohas, dhe i arritshëm me metro, stadiumi do të presë një nga çerekfinalet e Botërorit. Kapaciteti i tij do të zvogëlohet përgjysmë pas turneut, me planin që ulëset t’u dhurohen vendeve në zhvillim.

Doha, “Khalifa International Stadium” (45.416 ulëse)

Edhe Tifozët rezervojnë 90 mijë dhoma për një natë në fazën e grupeve Sport Tifozët rezervojnë 90 mijë dhoma për një natë në fazën e grupeve

I ndërtuar në vitin 1976, është i vetmi stadium që ka ekzistuar përpara se Katarit t'i jepej organizimi i Kupës së Botës, megjithëse është transformuar. Priti finalen e Kupës së Azisë të vitit 2011 dhe gjithashtu finalen e Botërorit të klubeve në vitin 2019 ndërmjet Liverpoolit dhe Flamengos.

Doha, “Al Thumama Stadium” (40.000 ulëse)

I vendosur në jug të Dohas qendrore, afër aeroportit ndërkombëtar “Hamad”, stadiumi është ndërtuar në formën e një kapele tradicionale e mbajtur nga burrat në të gjithë Lindjen e Mesme – “gahfiya”. Në këtë stadium do të luhet një nga ndeshjet çerekfinale, ndërsa kapaciteti i tij do të reduktohet në 20 mijë ulëse pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Doha, “Stadium 974” (40.000 ulëse)

I ndërtuar nga kontejnerët e transportit në bregun ujor të Dohas, stadiumi do të çmontohet plotësisht pas Kupës së Botës. Numri 974 është kodi ndërkombëtar i telefonimit për Katarin, por gjithashtu përfaqëson edhe numrin e kontejnerëve të përdorur për ndërtimin e stadiumit.

Edhe Katari është gati për Botërorin e veçantë të futbollit Sport Katari është gati për Botërorin e veçantë të futbollit

Al Wakrah, “Al Janoub Stadium” (40.000 ulëse)

I vendosur në jug të Dohas, në qytetin Al Wakrah, dizajni i stadiumit u frymëzua nga varkat tradicionale të përdorura për zhytje dhe peshkim.