Tifozët kanë rezervuar strehim në më shumë se 90 mijë dhoma, tenda, apartamente, vila dhe porta-kabina në secilën prej ditëve të ndeshjeve të fazës së grupeve të kupës së botës “Katari 2022”, thanë organizatorët të mërkurën. Ata shtuan se të paktën edhe 25 mijë dhoma të tjera janë në dispozicion për të gjithë ata që duan ta vizitojnë Katarin dhe të përcjellin ndeshjet e turneut, i cili fillon më 20 nëntor.
“Tregu është ende i hapur dhe tifozët kanë kohë të mjaftueshme për të vendosur dhe për të rezervuar akomodimin e tyre”, tha Omar al-Jaber, drejtor ekzekutiv i akomodimeve për turneun e Katarit, finalja e të cilit do të luhet më 18 dhjetor.
Ai qëndroi në një tendë gjigante që do të shërbejë si një nga shtatë sallat e ngrënies në një fshat apo zonë të tifozëve që është ngritur enkas për ta në një shkretëtirë të rrethuar nga autostradat e shpejta në jug të kryeqytetit Doha. Për 200 dollarë në natë, tifozët mund të marrin me qira një nga 6000 porta-kabinat e aluminit të lyera me ngjyra të ndezura dhe të rregulluara në rreshta të gjatë e të drejtë. Po ashtu, ata kanë në dispozicion edhe një supermarket të përkohshëm, ekrane gjigante në natyrë për t’i parë ndeshjet e Kampionatit Botëror. Pas përfundimit të turneut, Katari do t’i dhurojë porta-kabinat për “vendet e varfra” që të përdoren si shtëpi banimi, shtoi Al-Jaber.
“Këto kabina pas përfundimit të turneut do të dhurohen si shtëpi për banorët e disa vendeve të varfra”, tha ai.
Në zonën 3.1 kilometra katrorë, ekziston një stacion metroje, një stacion autobusi dhe një restorant i përkohshëm, po ashtu. Kabinat janë projektuar për të mbajtur një ose dy persona me krevate dyshe, një komodinë, një tavolinë e karrige të vogël, ajër të kondicionuar, një tualet dhe një dush brenda.
Katari prej 1.2 milionë vizitorë gjatë turneut njëmujor, me numrin maksimal që pritet mes datave 24 dhe 28 nëntor, saktësisht gjatë fazës së ngarkuar të grupeve. Mesatarisht tifozët do të kalojnë shtatë net në Katar, u shpreh Al-Jaber. Organizatorët, po ashtu, prezantuan më shumë se 500 fluturime në ditë duke i lejuar tifozët të qëndrojnë në qytetet fqinje si Dubai, në mënyrë që të lehtësojnë shqetësimet se Katari i vogël do të përballet me mungesë akomodimi. Me një popullsi prej tre milionë banorësh, Katari ka më pak se 31 mijë dhoma hoteli, kështu që organizatorët identifikuan gjithsej 130 mijë dhoma si akomodime alternative, duke konvertuar gjithë stokun e pasurive të paluajtshme në strehim të përkohshëm. “Accor”, operatori më i madh i hoteleve në Evropë, po menaxhon shumicën e apartamenteve dhe vilave në Katar. Tri anije lundrimi do të vendosen në portin e Dohas për të siguruar më shumë se 5000 dhoma. Disa tifozë do të qëndrojnë në 1000 tenda moderne në një ishull të krijuar nga njeriu në veri të Dohas.
Edhe
Mungesë të hoteleve në Katar për tifozët që planifikojnë ta përcjellin Botërorin nga afër
“Ne kemi shumë opsione për të gjithë tifozët, kjo është më se e sigurt”, insistoi Al-Jaber.
Në rast të një moti të keq, si stuhitë e erës ose shiu që i bëjnë tendat ose fshatrat e tifozëve të pabanueshëm, organizatorët kanë rregulluar “dhoma rezervë” në një zonë tjetër, veçanërisht për njerëzit që vendosin të qëndrojnë në një zonë të hapur si një fshat tifozësh.
“Jemi kujdesur deri në detajin e fundit dhe jam i bindur se të gjithë tifozët do të jenë të kënaqur me kushtet që do t’i kenë në dispozicion”, u shpreh Al-Jaber.
-
Tifozët pa bileta mund të hyjnë në Katar pas fazës së grupeve të Kupës së Botës
-
Katari ua paguan udhëtimin tifozëve për të kënduar në ceremoninë e Botërorit
-
Banorët e Katarit po mbesin jashtë shtëpive shkaku i kërkesave të mëdha për qira gjatë Botërorit
-
Katari përballet me pyetje të shumta kur kanë mbetur edhe 200 ditë deri te Botërori