Stadiumi që kushtoi 675 milionë dollarë dhe që Katari do ta përdorë për finalen e Kupës së Botës për këtë vit, është testuar të premten me ndeshjen e kampionit egjiptian dhe arab.
72 ditë nga fillimi i turneut, organizatorët kanë thënë se kapaciteti prej 80 mijë ulëseve në “Lusail Iconic Stadium” ishte i mbushur plot për ndeshjen të cilën Al Hilal e fitoi ndaj Zamalekut të Egjiptit në penallti, pas barazimit 1:1.
Lusail ishte stadiumi i fundit që u inaugurua zyrtarisht dhe Hassan Al-Thawadi, kryetar i komitetit organizativ të Katarit, ka thënë se ka qenë një moment emocionues.
Ky stadium do të jetë nikoqir i 10-të ndeshjeve të Botërorit, përfshirë dhe finalen që do të mbahet më 18 dhjetor.
Asnjë ndeshje tjetër nuk është planifikuar të luhet deri më 20 nëntor, kur edhe fillon Botërori i sivjetmë.