Në këtë edicion të garave evropiane në futboll, si asnjëherë më parë, u paraqitën tetë skuadra shqiptare.
Por asnjë prej tyre nuk arriti të kalojë raundin e parë eliminator në dy garat e klubeve në Evropë: Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Madje, Prishtina u eliminua pa mbërritur në raundin e parë, në atë eliminator të Ligës së Evropës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqiptarët u përfaqësuan me tri skuadra kampione në Ligën e Kampionëve. Feronikeli përfaqësoi Kosovën, Partizani Shqipërinë dhe Shkëndija Maqedoninë e Veriut. Të tre kampionët dështuan në raundin e parë, por sistemi i garave i UEFA-s ua mundëson që të barten në Ligën e Evropës për raundin e dytë. Pra kanë edhe një mundësi.
Por për ekipet si Prishtina, Kukësi, Teuta, Laçi e Shkupi nuk ka mundësi të dytë, meqë garuan në Ligën e Evropës dhe dështuan në pengesën e parë.
Feronikeli në raundin e parë të "Championsit" u eliminua nga kampioni i Uellsit, The New Saints, pasi kaloi raundin paraeliminator, ku mposhti dy skuadra.
Shkëndija u befasua nga estonezët e Kalju Nomme, derisa Partizani pësoi nga Qarabagu i Azerbajxhanit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)