Futboll

Nëse e kalon Qarabagun, Shkëndija përballet me Ludogoretsin apo Ferencvaroshin

shkendija

Shkëndija e Tetovës do të garojë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Është skuadra e vetme shqiptare që ka mbetur në garën elitare evropiane.

Shkëndija përballet me Qarabagun e Azerbajxhanit, ndërsa ndeshja e parë është të martën prej orës 20:00 në Shkup. 

Nëse e eliminon Qarabagun, skuadra tetovare në plejofin e Ligës së Kampionëve do të përballet me Ludogoretsin e Bullgarisë apo me Ferencvaroshin e Hungarisë.

Kështu ka përcaktuar shorti i tërhequr të hënën. Ludogoretsi e Ferencvaroshi po ashtu përballen në raundin e tretë kualifikues të Championsit.

Në plejof të Championsit do të paraqitet edhe Baseli. Skuadra që për kapiten e ka Xherdan Shaqirin, do të përballet me Malmon apo me Copenhagenin.