Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ter Stegeni në radarin e Cityt

Portieri i Gjermanisë, Marc-Andre ter Stegen mund të jetë një tjetër lojtar i profilit të lartë që do të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni, ka shkruar “El Nacional”.

Madje, thuhet se Ter Stegeni tashmë është nën radarin e Manchester Cityt. Kampioni i Anglisë, ka gjasa të mëdha ta transferojë Ter Stegenin pas përfundimit të edicionit aktual. Po ashtu, edhe portieri gjerman është i gatshëm për një aventurë të re në karrierë pas shtatë vjetëve në “Camp Nou”.

29-vjeçari ka kontratë me ekipin spanjoll deri në verën e vitit 2025 kurse këtë sezon ka regjistruar 12 paraqitje në të gjitha garat.