Bayern Munichu është i gatshëm të bëjë ofertë për portierin e Barcelonës, gjermanin Marc-Andre ter Stegen.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të martën se Bayerni po planifikon ta transferojë Ter Stegenin në fund të këtij edicioni. Mësohet se bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë dëmshpërblim deri në 60 milionë euro për portierin gjerman.
Te Barcelona janë të gatshëm ta lirojnë Ter Stegenin për të zbutur problemet financiare dhe kanë paralajmëruar se do të shqyrtojnë të gjitha ofertat që do të vijnë për të. 29-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2025 ndërsa pjesë e klubit spanjoll është prej vitit 2014 kur u transferua nga Borussia Moenchengladbachu.
Këtë sezon, Ter Stegen ka regjistruar 20 paraqitje në të gjitha garat për Barçën.