Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen mund të largohet nga skuadra e Barcelonës në fund të këtij sezoni.
“El Nacional” ka raportuar të premten se drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për portierin 29-vjeçar. Te Barcelona po e vlerësojnë kartonin e gjermanit mbi 50 milionë euro dhe po shpresojnë të marrin një ofertë të tillë për të zbutuar paksa telashet financiare që i kanë. Ter Stegen është pjesë e Barcelonës prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Borussia Moenchengladbachu dhe me ekipin nga La Liga, ai ka kontratë deri në vitin 2025.
Këtë sezon, Ter Stegen ka regjistruar 19 paraqitje në të gjitha garat.