Portieri i Barcelonës, Marc-Ander Ter Stegen, është afër vazhdimit të kontratës me klubin.
Negociatat mes Barcelonës dhe Marc Andre ter Stegen po vazhdojnë tash e disa kohë me lojtarin që nuk kishte pranuar kushtet e ofruar nga klubi.
Portieri gjerman ka kërkuar një rritje në pagë për vazhdimin kontratës, pas paraqitjeve këtë sezon me katalunasit.
Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit të Barcelonës kanë plotësuar kushtet e portierit dhe marrëveshja pritet të nënshkruhet shumë shpejt.
Ter Stegenit i është ofruar kontratë trevjeçare që do ta mbante atë në “Camp Nou” deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm