Sport

Ter Stegen me kontratë të re

Portieri Marc-Andre ter Stegen është pajtuar të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën. Madje, portieri gjerman ka pranuar ta nënshkruajë kontratën me ulje të pagës, raportojnë mediumet në Spanjë.

Portieri 30-vjeçar pjesë e Barcelonës është që prej vitit 2014, ndërsa do të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2025.

Futbollisti i Gjermanisë te Barcelona u transferua nga Bourssia Moenchengladbachu.