Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tensione te kampioni i NBA-së, Green grushton Poolen

Të mërkurën, The Athletic raportoi se kishte ndodhur një përplasje fizike në kampin e kampionëve në fuqi të NBA, Golden State Warriors. Të premten, media amerikane TMZ ka publikuar videon e incidentit ku janë të përfshirë dy basketbollistë. 

Sipas videos së publikuar, fillimisht Draymond Green shihet teksa përplaset verbalisht me të riun Jordan Poole. Më pas i afrohet, por Pooli reagon duke e shtyrë. Kjo e irriton Greenin, i cili e godet me grusht në fytyrë.

Drejtuesit e skuadrës kanë paralajmëruar dënime për akterët e përfshirë.

Warriors është favorit për të triumfuar sërish në NBA. Por pak ditë para se të nisë kampionati i ri, gjendja në dhomat e zhveshjes nuk duket aq e mirë.