Basketbollisti i Golden State Warriors, Stephen Curry, u përjashtua nga një ndeshje për herë të tretë në karrierë dhe si dy të mëparshmet, arsyeja është përsëri për hedhjen e mbrojtëses së dhëmbëve.
Curry e humbi durimin pasi shoku i tij i skuadrës Jordan Poole humbi një gjuajtje për tre pikë, në një moment kur ai ishte i vetëm dhe gati për të gjuajtur një trepikësh, kur kishin mbetur edhe një minutë e 14 sekonda lojë.
Duke qenë se rezultati ishte 116:114 për kampionin aktual, Curry u zemërua nga gjuajtja e humbur dhe teksa po kthehej në mbrojtje, nxori nga goja mbrojtësen e gojës dhe e hodhi jashtë parketit. Gjyqtari e ndërpreu menjëherë lojën dhe e nxori Curryn nga loja.
Mediat amerikane shkruajnë se ky është vetëm përjashtimi i tretë i Curryt në 14 sezonet që ka luajtur në NBA dhe secila për të njëjtën arsye, për hedhjen e mbrojtëses së gojës.
Për fat të tij, Golden State festoi fitoren në fund dhe rezultati përfundimtar ishte 122:120.
tep