Nuk iu desh shumë kohë që ylli i Golden State Warriors, Draymond Green, të thyejë sërish rregullat e lojës në NBA.
Green u përjashtua nga loja të martën pas mesnate pasi goditi në fytyrë qendrën e Phoenix Suns, Jusuf Nurkiq.
Incidenti ndodhi tetë minuta pa përfunduar çereku i tretë.
Green po luftonte për pozicion me Nurkiqin, kur papritmas e goditi në fytyrë duke e lënë të shtrirë në parket boshnjakun.
Green u vlerësua se shkaktoi faull flagrant 2, i cili jepet kur konstatohet se një basketbollist ka bërë “kontakt të panevojshëm dhe të tepruar” me një kundërshtar. Faulli flagrant i nivelit 2 do të thotë përjashtim i menjëhershëm nga loja.
Për 33-vjeçarin ishte ndeshja e gjashtë që kur u kthye nga suspendimi prej pesë ndeshjeve, pasi e goditi me grusht Rudy Gobertin muajin e kaluar, në ndeshjen mes Warriors dhe Timberwolves.
Green është i njohur për lojën agresive dhe ka paguar gjoba të majme deri tash në NBA për shkak të thyerjes së rregullave.
Edhe
NBA jep dënim të rëndë pas përleshjes së madhe
Në parket, Suns triumfoi 119:116.
VIDEO:
Draymond has been ejected after flagrant foul on Nurkić pic.twitter.com/RmrLU5tdw8
— Bleacher Report (@BleacherReport) December 13, 2023