Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Warriorsi e nis me fitore mbrojtjen e titullit

Stephen Curry e hapi sezonin e ri me 33 pikë të shënuara, shtatë asistime dhe gjashtë kërcime. Ndërsa, Golden State Warriors e nisi me fitore mbrojtjen e titullit në ligën NBA të basketbollit.

“Luftëtarët” në ndeshjen e parë të edicionit, mposhtën skuadrën e LeBron Jamesit, Los Angeles Lakersin, me rezultatin 123:109.

Kjo fitore u arrit pasi fillimisht, lojtarët e Warriorsit pranuan “unazat” në ceremoninë e organizuar para ndeshjes.

Në këtë ndeshje u pa edhe bashkëpunimi mes Jordan Pooleit dhe Draymond Greenit, afër dy javë pasi Green e goditi Poolein me grusht në stërvitje më 5 tetor.

Poole e mbylli ndeshjen me 12 pikë e shtatë asistime.

James i Lakersit pati 31 pikë, 14 kërcime e tetë asistime, ndërsa Russell Westbrook shënoi 19 pikë dhe pati 11 kërcime.

Edhe Kampioni e nis me fitore, Lakersit s’i mjafton paraqitja mjeshtërore e Donçiqit Basketboll 9 muaj më parë Kampioni e nis me fitore, Lakersit s’i mjafton paraqitja mjeshtërore e Donçiqit

Anthony Davis shtoi 27 pikë, por të pamjaftueshme për Lakersin që ta shmangë disfatën.

Klay Thompson kontribuoi në fitore me 18 pikë në 20 minuta për Warriorsin, që e festoi titullin e katërt në tetë vjet.