Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sacramento në epërsi 2:0 ndaj Warriorsit

Sacramento Kings ka mposhtur kampionin në fuqi të ligës NBA, Golden State Warriors, me rezultatin 114:106, për të krijuar epërsi 2:0 në fazën e parë të plejofit në Konferencën e Perëndimit.

Është hera e parë që “luftëtarët” pësojnë dy disfata të njëpasnjëshme në plejof që prej vitit 2019.

De’Aaron Fox dhe Domantas Sabonis shënuan nga 24 pikë për Kings.

Ndeshja u tensionua kur Draymood Green i Warriorsit u përjashtua nga loja pasi qëlloi me këmbë në gjoks Sabonisin.

Ndërkohë në një rast tjetër, Sabonis u shtri në parket pas duelit që pati me Stephen Curryn. Ndeshja e tretë luhet në San Francisco.

Edhe Golden State Warriors e shmang eliminimin Sport 3 v. më parë Golden State Warriors e shmang eliminimin

Philadelphia 76ers po ashtu krijoi epërsi 2:0 në fazën e parë të plejofit në Konferencën e Lindjes. Fitoi përballë Brooklyn Netsit me rezultat 96:84.

Tyrese Maxey shënoi 33 pikë në fitoren e Philadelphias.