Tenistja ukrainase, Marta Kostyuk, ka marrë një përqafim nga kundërshtarja e saj, tenistja belge me origjinë ukrainase Maryna Zavenska, pasi e mundi atë në turneun Indian Wells WTA Masters
Pas fitores Kostyku ka thënë se nuk e kishte besuar se do ta fitonte këtë ndeshje, pasi mendjen e kishte te situata në vendin e saj.
“Sinqerisht, në gjendjen aktuale mendore në të cilën jam, ishte shumë e vështirë”, ka thënë 19-vjeçarja.
“Nuk dija çfarë të prisja nga vetja, nuk dija çfarë të prisja nga trupi im. Kur u zgjova këtë mëngjes mendova, "Nuk do ta bëj, nuk mund ta fitoj", ka shtuar Kostyuk.
?? Marta Kostyuk prevails in 3 tight sets ?? look at this lovely moment pic.twitter.com/2kPA6UZ2Rj
— Ryan (@Some1NamedRyan) March 11, 2022