Tenistët e pavaksinuar mund të mos jenë pjesë e garës “Australian Open” pas deklaratave të politikanëve të rëndësishëm në Australi.
Të mërkurën, kryeministri Scott Morrison, ka thënë se ata që nuk janë të vaksinuar do të mund të hyjnë në Australi për të luajtur.
Ai shtoi se hyrja e tenistëve do të varet nga shteti i Victorias, ku përfshihet edhe Melbourne, dhe se mund të ketë përjashtime.
Por, i pari i shtetit të Victorias, Daniel Andreës, ka bërë të ditur se nuk do të lejohet një gjë e tillë.
“Në emër të çdo qytetari të vaksinuar të Victorias të cilët kanë bërë gjënë e duhur, qeveria ime nuk do të lejojë përjashtime për ndonjë lojtar që nuk është i vaksinuar”, ka thënë Andreës.
Gara “Australian Open” në tenis organizohet nga 17 deri më 39 janar dhe është “Grand Slami” i parë i sezonit.