Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tenistët e dalluar pa problem kalojnë rrethin e dytë të “Australian Open”

Bartësi i tretë i garës, Roger Federer, në mënyrë të shkëlqyer e fitoi duelin kundër serbit Filip Krajinoviq 3:0 në sete, 6:1, 6:4 dhe 6:1.

Gjashtë herë kampioni, Federer, në “Rod Laver Arena” nuk e vuri në diskutim asnjëherë çështjen e fituesit.

20-herë fituesi i Grand Slameve, zvicerani Roger Federer, e përfundoi takimin për afro 90 minuta.

Takimi i radhës për të do të jetë John Millman, transmeton KTV.

Naomi Osaka ka kaluar në rrethin e tretë të garës “Australian Open”, edhe pse me vështirësi ndaj Zheng Saisai.

Kampionia në fuqi e garës e kaloi frustrimin e setit të tretë kur e përplasi reketin përtokë, dhe kaloi në rrethin e tretë ku do të takohet me të talentuarën, Coco Guaff.

Në “Margaret Court Arena”, Osaka triumfoi me 2:0 në sete, 6:2 dhe 6:4.

Sensacioni i Amerikës, 15-vjeçarja Coco Gauff, luajti meç tejet të vështirë kundër rumunes Sorana Cirstea, megjithatë në “Melbourne Arena”, fitoi ndaj saj 2:1 në sete, 4:6, 6:3 dhe 7:5.

Në rundin e tretë të garës me lehtësi kaloi numri një i botës Ashleigh Barty, shkoi tutje falë fitores së lehtë 6:1 dhe 6:4 ndaj Polona Hercog në “Rod Laver Arena”.

Barty setin e parë e përfundoi për 24 minuta, ndërsa në vazhdim, sllovenia nuk ishte kundërshtare e denjë për të bërë diçka më shumë.

Bartësja e garës do të luajë kundër Elena Rybakina në rundin e tretë, dhe synon ta mbajë trofeun e garës në vendin e vet për herë të parë që prej vitit 1978.

E shkëlqyer ishte edhe Serena Williams që fitoi ndaj sllovenes Tamara Zidansek, 6:2 dhe 6:3.

38-vjeçarja është në kërkim të Grand Slamit të 24-tërt, e njëherësh të bëjë rekord të përgjithshëm.

Në duelin e radhës do të luajë kundër kinezes Wang Qiang.

Artikuj të ngjashëm