Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka gjashtë sulmues në listën e ngushtë, por vetëm njëri nga ta do t’i prijë sulmit të “djajve të kuq”.
Në pjesën e parë të edicionit, Cristiano Ronaldo ishte në sulmin e Manchester Unitedit, por ai më pas u largua.
Skuadra reagoi duke huazuar Wout Weghorstin, por ai nuk ka plotësuar pritshmëritë nga klubi i madh anglez.
Në “Teatrin e Ëndrrave” në verë mund të transferohet njëri prej Randal Kolo Muanit të Frankfurtit, Rasmus Hojlundit të Atalantas, Harry Kaneit të Tottenhamit, Gonzalo Ramos së Benficas apo Mohammed Kudusit të Ajaxit. Edhe Victor Osimhen është në këtë listë, por presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka theksuar se dëshiron ta mbajë nigerianin në skuadër edhe për një edicion tjetër.