Anthony Martial do të mbetet te Manchester Unitedi së paku edhe një sezon.
Kështu kanë bërë të ditur mediat angleze të enjten. Është trajneri Erik ten Hag që thuhet se ka vendosur ta mbajë sulmuesin pas formës së treguar në ndeshjet parasezonale.
Martial sezonin e shkuar ishte i huazuar te Sevilla dhe është përfolur se do të shitet këtë verë nga “Djajtë e Kuq”.
Por forma e lartë që ka treguar sulmuesi në përgatitjet për sezonin e ri ka ndryshuar mendimin e trajnerin Ten Hag.
Trajneri holandez i ka bërë me dije sulmuesit se llogarit në të për sezonin e ri.