Te kampioni i Lituanisë në futboll, Zhalgirisi, janë shprehur të motivuar para ndeshjes me Ballkanin. Zhalgirisi të premten ka shënuar fitoren e katërt rresht në Kampionatin e Lituanisë. Me fitoren e arritur ndaj Hegelmann Litauen me shifrat 2:1, Zhaglirisi është forcuar në krye të “A-Lyga”.
Futbollisti Gustas Jarusevicius ka thënë se atmosfera në dhomat e zhveshjes është përmirësuar pas serisë prej katër fitoresh.
Ballkani dhe Zhalgirisi do të përballen të martën në ndeshjen e parë të rundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00. Ajo e kthimit do të luhet më 12 korrik në Lituani.
“Kjo periudhë e fitoreve është e rëndësishme. Atmosfera në dhomën e zhveshjes para garës në Evropë është e mirë. Me energji shtesë do të shkojmë të luftojmë kundër ekipit të Kosovës”, ka thënë Jarusevicius për faqen zyrtare të klubit.
Edhe trajneri Vladimir Çeburin ka theksuar se seria pozitive ka rritur besimin në skuadër.
“Çdo fitore është e rëndësishme dhe e mirë. Tani na pret një ndeshje e jashtëzakonshme. Fitorja në derbi rrit besimin. Ne e dimë se mundemi, jemi përgatitur për të. Fitorja është e rëndësishme”, ka thënë Çeburin.
-
Festa e parakohshme e Ballkanit ka motivuar Zhalgirisin
-
Dellova beson se Ballkani do të kthehet triumfues
-
Te Zhalgirisi pranojnë se ishin me fat në ndeshjen e parë, presin më shumë në Vilnius
-
Zhalgirisi synon rezultat pozitiv në Prishtinë
-
Zhalgirisi mbërrin në Prishtinë me synimin për t’u kthyer me fitore