Klubi i Serie A së Italisë në futboll, Lecce, ka njoftuar se gjithë lojtarët dhe stafi kanë dal negativ në testet për COVID-19, kështu që do t’i kthehen stërvitjeve ekipore nesër.
Lojtarët dhe stafi i Lecces janë testuar ditëve të fundit, i janë marrë si strishot ashtu edhe mostra e gjakut. Pasi gjithë kanë dal negativ, ata mund t’i kthehen stërvitjeve ekipore.
Parma, ku luan Kastriot Dermaku, të shtunën mbrëma ka njoftuar se dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në njërën strisho, por jo edhe në tjetrën. Ata janë izoluar derisa të bëhen teste tjera.