Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lecce e transferon Dermakun

Qendërmbrojtësi Kastriot Dermaku është transferuar te skuadra e Lecces që bën gara në Serie B.

Në fakt, Dermaku sezonin e kaluar ishte i huazuar te Lecce nga Parma, ku në 13 paraqitje në të gjitha garat shënoi një gol.

Lecce për kartonin e tij, thuhet se ka paguar 900 mijë euro kurse Dermaku ka firmosur kontratë trivjeçare.

29-vjeçari që ka 11 ndeshje me Shqipërinë, karrierë në Itali, ka bërë edhe te Cosenza, Empoli, Lucchese, Pavia, Empoli e Melfi.

Dermaku nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë për ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror “Katari 2022” që i luan muajin tjetër, pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.