Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dermaku mund të kthehet në Serie B

Qendërmbrojtësi Kastriot Dermaku mund të largohet nga Parma gjatë këtij afati kalimtar për t’u kthyer në Serie B, kanë njoftuar të martën mediumet italiane.

Bëhet e ditur se skuadra e Lecces ka shprehur interesim për Dermakun që nuk shihet si titullar këtë edicion te Parma në Serie A.

Madje thuhet se Dermaku tashmë ka nisur negociatat me Leccen dhe ka kërkuar largimin nga Parma, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Ai te Parma u transferua vitin e shkuar nga Cosenza kurse në edicionin e parë në Serie A, regjistroi 16 paraqitje. Dermaku është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm